Tërmeti i 26 nëntorit 2019/ Pas dy vitesh hetime Prokuroria e Tiranës mbyll dosjen. 7 të pandehur janë përgjegjës për pasojat në njerëz

Tërmeti shkatërrimtar i dy viteve më parë që shkaktoi dëmtime të mëdha në disa qytete dhe fshatra të vendit, si dhe solli edhe shumë viktima, duket se ka pasur jo pak pasoja edhe në Tiranë.

Për këtë qëllim, janë të paktën 7 persona që tani duhet të përgjigjen para drejtësisë, për veprimet apo mosveprimet e tyre në lidhje me këtë katastrofë natyrore.

Kur po mbushen gati 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur 7 persona, në lidhje me dëmet e shkaktuara në ndërtesa dhe njerëz.

Sipas ‘News24’, organi i akuzës ka dorëzuar dosjen penale në gjykatën e Tiranës për 7 persona, që i akuzon si përgjegjës për pasojat që kanë ndodhur në kryeqytet.

Të pandehur janë marrë për shpërdorim detyre ish-drejtuesi i zyrës së urbanistikës pranë njësisë administrative Farkë, Viron Çipi dhe dy ish-vartës të tij. Pasi sipas Prokurorisë, nga hetimet 2-vjeçare ka rezultuar se, kanë miratuar lejë ndërtimi në mungesë dokumentacioni.

Të pandehur janë marrë edhe dy ish-kryeinspektorët e Inspektoratit Ndërtimor në Farkë pasi, nga hetimet organi i akuzës ka konstatuar se, ata nuk kanë kontrolluar si duhet dokumentacionin e ndërtimeve dhe për këtë arsye nuk kanë konstatuar mangësi.

Gjithashtu prokuroria bën me dije se, është marrë i pandehur edhe subjekti juridik, “Agi Beshalili”, pasi ka ndërtuar një pallat të dëmtuara nga lëkundjes e 26 nëntorit 2019.

Kjo është vetëm një nga dosjet që po hetohet për pasojat shkatërrimtare të tërmetit të 26 nëntorit. Më herët, prokuroria ka dërguar për gjykim një subjekt dhe një person i pandehur i cili është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe pritet verdikti në Apel, ndërkohë që ka edhe dhjetëra të dyshuar të tjerë që janë nën hetim nga ana e prokurorisë.

/Burimi: News 24/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *