Tërmeti i 26 nëntorit/ Përfundon gjykimin, ish-drejtori i ALUIZN-së fiton pafajësinë

Gjykimi për çështjen e tërmetit të vitit 2019 ka përfunduar, ku ish-drejtori i ALUIZN-it, Flamur Gjuzi ka fituar pafajësinë.

Mësohet se pafajësinë kanë fituar dhe ish-drejtori i IMT-së Artur Çela dhe pronari lokalit Barons ku vdiqën dy persona. Sakaq në shërbim prove për dy vite është lënë punonjësi, i ALUIZN-it, Skerdi Bello. Ndërkohë Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti. Kujtojmë se në tërmetin e 2019-ës humbën jetën 51 persona, ku vetëm në Durrës u regjistruan 23 viktima.

Hetimet nisën si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *