Kryeministri Edi Rama ka kujtuar në Abu Dhabi ndihmën e dhënë për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019.
I pranishëm në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare, Rama tha se sot, falë asaj ndihmë po ndërtohet një lagje e re për të gjithë ata që humbën banesat e tyre.
“Emiratet panë nga e ardhmja, duke mos u marrë me të shkuarën. Ky është një frymëzim edhe për ne në rajonin e Ballkanit. Ne, Shqipëria, kemi përjetuar solidaritetin e Emirateve pas tërmetit shkatërrues të vitit 2019. Sheh Mohamed Bin Saied ishte nga të parët mes një numri të madh udhëheqësish që shprehën solidaritetin të parët. Falë tij një lagje krejt e re po ndërtohet për të gjithë ata që humbën banesat,”- tha Rama ndër të tjera.
/Priza.al/