Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 06:32 të mëngjesit të kësaj të marte në Evia, të Greqisë.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti është lokalizuar 9 km në juglindje të Zaraki-t në Evia, ndërsa thellësia fokale e tij llogaritet në 13.3 km.
Për shkak të thellësisë së vogël fokale, dridhjet sizmike janë ndjerë veçanërisht në rajon, por sipas informacioneve paraprake është ndjerë dhe në Atikë.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.
Kryebashkiaku i Karystos Lefteris Raviolos tha se lëkundjet janë ndjerë veçanërisht në ishull, ndërsa bëri me dije se disa pasgoditje me magnitudë më të vogël pasuan tërmetin.