Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 ka vrarë të paktën 250 njerëz dhe 150 të plagosur në Afganistan.
Mediat e huaja bëjnë me dije se tërmeti ka goditur pjesën e Afganistanit lindor dhe pjesë të Pakistanit gjatë orëve të para të së mërkurës, si dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 44 km (27 milje) nga qyteti i Khost në Afganistanin juglindor dhe ishte në një thellësi prej 51 km (31 milje).
Sakaq, lëkundjet janë ndier në një distancë prej rreth 500 km (310 milje) nga rreth 119 milionë njerëz në Pakistan, Afganistan dhe Indi, tha Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) në një postim në Twitter. Ajo u ndje në kryeqytetin e Afganistanit Kabul, si dhe në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, sipas llogarive të dëshmitarëve të postuara në faqen e internetit të EMSC dhe nga përdoruesit në Tëitter.
“Lëkundje të forta dhe të gjata,” postoi një dëshmitar në EMSC nga Kabuli. “Ishte e fortë,” postoi një tjetër dëshmitar nga Peshawar në Pakistanin veriperëndimor