Tërmeti i fortë ‘shkund’ Zelandën e Re: Kryeministrja trembet në konferencën LIVE gjatë informacionit për koronavirusin

Një  tërmet i fortë me magnitudë 5.6 i shkallës Rihter tronditi pak para orësh, në 11 të mëngjesit të së premtes (me orën lokale), Zelandën e Re, teksa kryeministrja e vendit Jacinda Ardern po informonte gazetarët me të dhënat e fundit në vend për COVID-19.

Në momentin kur tërmeti goditi vendin Ardern humbi qetësinë por e rifitoi menjëherë duke iu drejtuar gazetarit me buzëqeshje:

Më falni për shpërqëndrimin, a do ta kishit problem ta përsërisni pyetjen?’

Deri më tani nuk është raportuar për dëme apo të lënduar dhe nuk është dhënë alarm për cunami.


/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *