Rreth mesnatës së djeshme një tërmet i fuqishëm tronditi Bosnjën dhe vendet përreth duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Si pasojë e këtij në tërmeti është regjistruar edhe viktima e parë. Bëhet fjalë për një 28-vjeçare, e cila banonte në Stolaci. Lëkundjet e forta të tërmetit shkatërruan tavanin e shtëpisë saj, duke i shkaktuar edhe humbjen e jetës.
Mediat boshnjake raportojnë se Elmira Sefo u dërgua në spital me plagë të rënda dhe pavarësisht ndërhyrjeve të mjekëve ajo nuk mundi të mbijetojë./Priza.al