Tërmeti i fuqishëm që goditi Turqinë dhe Sirinë, UEFA: Jemi pranë të gjithë të prekurve

Një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriorë këtë mëngjes, duke rrëzuar ndërtesa dhe duke ashkaktuar një kërkim të furishëm për të mbijetuar mes rrënojave në qytete dhe qyteza në të gjithëq zonën.

Aktualisht numri i viktimave ka arritur mbi 150 dhe qindra të plagosur, por shifrat po rriten vazhdimisht. Përmes faqeve të saj zyrtare, UEFA ka shprehur ngushëllimet në lidhje me këtë ngjarje fatkeqe.

“Mendimet e UEFA-s dhe komunitetit evropian të futbollit janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë dhe më të gjithë ata që u prekën nga tërmeti shkatërrues i mëngjesit të sotëm”,- shkruan faqja zyrtare e UEFA.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *