Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur brigjet e Kretës, sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombetar të Athinës.
Mediat lokale njoftojnë se lëkundjet sizmike janë ndjerë në pjesën jugore dhe veriore të Kretës.
Tërmeti është ndjerë në Heraklion, Chania dhe Rethymnon. Epiqendra e tij ndodhet 43 kilometra në jug-perëndim të porteve të Heraklionit.
Sakaq, thellësia vlerësohet të ketë qenë 19.5 km, me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter.