Që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, Shqipëria ka një rritje të aktiviteti fizik për shkak të lëvizjeve të pllakave tektonike të cilat kanë rritur rrezikun edhe në zona të tjera që më parë nuk ishin shquar si zona sizmike.
Një thyerje e pllakës tektonike në mënyre të tërthortë ka nxjerrë në pah si zonë rreziku edhe Vlorën. Sizmiologu Edmond Dushi tregon cilat janë zona me rrezik të shtuar dhe që janë ende aktive.
Tani kanë përfunduar harta e zonave sizmike dhe që pas tërmetit të 26 nëntorit ku shemben shumë objekte ndërtuesi nuk i anashkalojnë më ato duke u njohur me detaje me strukturën e tokës ku do të ndërtojnë.
/Burimi: Top Channel/