Tërmeti katastrofik/ Federata Turke e Futbollit: Klubet duan të tërhiqen nga Superliga, shtyhet kampionati

Presidenti i Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Byjykekshi, ka konfirmuar ditën e sotme, në një konferencë për shtyp se Superliga Turke do të ndikohej plotësisht nga tërmeti shkatërrimtar që ka rënë në Turqi. Ai ka bërë të ditur se do të shtyhet rifillimi i aktivitetit, teksa do të ketë edhe klube të cilat do të tërhiqen nga gara.

“Ne kishim vendosur që të shtynim kalendarin vetëm me një jave, por dhimbja jonë në këto momente është e madhe ndaj për këtë arsye, kampionati do të rifillojë më 3 mars.

Klubi i Hatajspor na ka dërguar një letër sot dhe na ka lajmëruar se nuk dëshiron të luajë më ndeshje të tjera në këtë sezon. Nëse edhe Gaziantep dëshiron të tërhiqet nga kampionati, do të vazhdojmë me 17 skuadra, por me kushtin e vetëm që të drejtat e këtyre dy klubeve të mos preken” – theksoi ai, duke bërë të qartë se nuk do të kishte rënie nga kategoria për ta ndonëse braktisnin garën. Hatajaspor dhe Gaziantepspor janë klube me baza në qytetet më të goditura nga tërmeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *