Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Turqinë Juglindore në kufi me Sirinë, ku janë regjistruar mbi 600 viktima. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjarëve të viktimave dhe ka treguar mbështetjen e Shqipërisë ndaj popullit turk për këtë humbje të madhe njerëzish.
“Sot Tirana u zgjua me lajmin e tërmetit shkatërrues në Turqi. Zemrat dhe mendjet tona shkojnë për të gjithë të prekurit dhe familjet që kanë humbur të dashurit e tyre! Jemi me ju, me kujtimet ende të freskëta nga tragjedia jonë e 26 nëntorit, por edhe me ngrohtësinë e solidaritetit mes dy kombeve tona” – shkruan Veliaj në ‘Facebook’.