Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në zonat e prekura nga tërmeti i së hënës. Erdogan tha se rregulli do të qëndrojë në fuqi për tre muaj.
“2 tërmete të mëdha prekën 10 qytete ku jetojnë 13.5 milionë qytetarë. Tërmetet shkaktuan shkatërrime të mëdha. Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha,” u shpreh presidenti turk.
“Fatkeqësisht, numri i të vdekurve dhe të plagosurve është në rritje. Aktualisht kemi 3.549 viktima dhe 22.168 të plagosur”, shtoi ai.
Lideri turk njoftoi se është shpallur gjendja jashtëzakonshme për 3 muaj, duke përfshirë 10 provinca në zonën e tërmetit.
“Kemi ekipe nga brenda dhe jashtë vendit. Shumë vullnetarë janë të përfshirë. Po zbatojmë të gjitha masat hap pas hapi”, përfundoi presidenti Erdogan.