Ministria e Mbrojtjes ka reagur duke dhënë detaje mbi tërmetin që shkundi vendin.
Ministri Niko Peleshi bën me dije se në zonën e Klosit raportohet se ka pasur dëme materiale në disa banesa. Ai ka konfirmuar se tërmeti ishte 4.7 ballë i shkallës rihter.
“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”, tha Peleshi.