Tërmeti në Haiti/ Tragjedia thellohet, shkon në 1297 numri i viktimave, qeveria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bilanci i viktimave nga tërmeti në Haiti është rënduar ndërsa qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Deri më tani janë konfirmuar 1297 të vdekur ndërsa numri i të plagosurve është mbi 5.700 persona.

“BBC” raporton së pjesa më e madhe e spitaleve janë të mbingarkuara me të lënduar dhe kanë nevojë për furnizime. Ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë intensivisht në kërkim të trupave poshtë rrënojave dhe kanë shpresa se mund ti shpëtojnë.

Kjo ishte një goditje për Haitin, vend i cili nuk po përballej me një gjendje të mirë ekonomike si pasojë e pandemisë.

Haiti është goditur edhe në vitin 2010 nga një tjetër tërmet me magnitudë 7.0, më të ulët sesa ky, por për faktin se e kishte epiqendrën në kryeqytet, lëndoi rreth 250 mijë persona.

Zyrtarët haitianë por edhe e gjithë bota shpreson që ky tërmet mos të jetë aq fatal sa ai i 2010.

Tërmeti i madh 7.2 ballë i shkallës Rihter goditi pesë milje nga qyteti Petit Trou de Nippes, rreth 7.5 milje në perëndim të kryeqytetit të Haitit Port-au-Prince, dhe u ndje në të gjithë Karaibet, ku njerëzit iknin nga shtëpitë e tyre nga frika se ndërtesat mund të shemben.

Operacionet e kërkimit vijojnë teksa pritet që bilanci të rëndohet.

Në fakt nuk përfundon me kaq, pasi autoritetet janë në luftë me kohën për të shpëtuar njerëz derisa një stuhi të godasë ishullin në Karaibe.

/Burimi: BBC/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *