Tërmeti në Turqi/ 90 orë nën rrënoja, foshnja 10-ditëshe dhe nëna “mundin” vdekjen

Më shumë se 4 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Turqi dhe Siri, shpresat për të bllokuarit nën rrënoja (të cilat shumë vlerësojnë se janë mijëra) kanë filluar të zbehen.

Megjithatë, nuk mungojnë rastet që ringjallin shpresën dhe tregojnë se gjithçka nuk ka përfunduar ende. Tipike është shembulli i Yagiz Ulas, një vajzë e porsalindur vetëm 10 ditëshe, e cila u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay së bashku me nënën e tij. Si nëna ashtu edhe foshnja ishin nen rrenoja për plot 90 orë, por arritën të qëndronin gjallë derisa shpëtimtarët i gjetën.

Lajmi për shpëtimin e foshnjës dhe nënës së tij bëri xhiron e rrjeteve sociale, ku shumë prej tyre shprehën mirënjohjen për shpëtimtarët që nuk kanë reshtur përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë.

“Yagiz Ulas është vetëm 10 ditesh. 90 orë pas tërmetit, ajo u çlirua nga rrënojat me nënën e saj”, ka shkruar Ekrem Imamoglu në Twitter, në një nga dhjetëra komentet për incidentin.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *