Ambasada shqiptare në Turqi njoftoi se deri tani nuk ka të dhëna për shqiptarë të prekur nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e sotëm.
“Ndërkohë, bazuar në komunikimin me Ambasadën e RSH në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën” – thuhet nga ministria.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura si pasojë e tërmetit. Ajo theksoi se vendi ynë do t’i qëndrojë në krah autoriteteve turke.
“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi Turqinë dhe Sirinë sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë Turqinë në çdo mënyrë që mundemi” – shkroi Xhaçka.