Ekipet e kërkim shpëtimit të Forcave të Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të nxjerrin të gjalla nga rrënojat nënën dhe vajzën e saj 2 vjeçare. Fillimisht u bë i mundur shpëtimi i vogëlushes dhe më pas nxjerrja e nënës nga rrënojat.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka publikuar edhe një video në facebook.
‘‘Momenti i nxjerrjes nga rrënojat i nënës së vajzës dy vjeçare nga heronjtë tanë! Angazhim vetëmohues për të bërë bashkë në jetë nënë e bijë! Krenar me heronjtë e heroinat tona!’’, ka shkruar Mehaj.