Tërmeti katastrofik i rënë në Turqi një javë më parë ka shkaktuar dëme me vlerë deri në 84.1 miliardë dollarë, 70.8 miliardë dollarë do të kushtojnë riparimet në mijëra shtëpi, 10.4 miliardë dollarë humbja e të ardhurave kombëtare dhe 2.9 miliardë dollarë humbja e ditëve të punës. Raporti është publikuar nga Konfederata Turke e Biznesit.
Sipas raportit, kostot kryesore do të jenë rindërtimi i shtëpive, linjave të energjisë dhe infrastrukturës dhe plotësimi i nevojave afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për strehim të qindra mijëra njerëzve.
Erdogan ka thënë se shteti do të përfundojë rindërtimin e shtëpive brenda një viti dhe se qeveria po përgatit një program për këtë. Rreth 13.4 milionë njerëz jetojnë në dhjetë provincat e prekura nga tërmeti, ose 15% e popullsisë së Turqisë dhe prodhojnë pothuajse 10% të PBB-së.
Në 10 provincat e prekura është shpallur gjendja e jashtëzakonshme tre mujore dhe banka qendrore ka pezulluar disa pagesa kredie. Gjithashtu, Ministria e financave pezulloi pagesat e taksave për rajonin deri në fund të korrikut.