Tërmeti në Turqi, MEPJ thirrje shqiptarëve që jetojnë në zonat e prekura: Kërkoni ndihmë!

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të kontaktojnë në disa numra kontakti për të kërkuar ndihmë.

Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, MEPJ thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zyrtare turke dhe familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.

Njoftimi i plotë:

Lidhur me situatën e rëndë të krijuar nga fatkeqësia natyrore e tërmetit në Turqi .

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë në:

Tiranë: (+355) 696 773 168

Stamboll:(+90) 539 656 621 9

Ankara: (+90) 549 561 198 5

në dispozicion, në ndihmën tuaj ??/? dhe në adresën e email-it:

[email protected]

Në solidaritet me Turqinë dhe popullin e saj në këto ditë të vështira, MEPJ është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet zyrtare turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në këto zona.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *