Tërmeti në Turqi/ Ngjallnin panik në rrjetet sociale, në pranga 20 persona

20 persona janë arrestuar nga policia turke pasi kanë postuar në rrjetet sociale mesazhe provokuese dhe të pavërteta në lidhje me tërmetet katastrofike të rëna javën e kaluar. Arrestimet kanë ardhur si pasojë e kritikave që disa persona kanë shkruar ndaj presidentit turk dhe qeverisë për 40 000 njerëzit që vdiqën nga tërmeti tragjik.

Policia turke thotë se ka zbuluar 613 ‘pronarë’ të llogarive të mediave sociale, postimet e të cilëve mendohet se kanë përhapur “frikë dhe panik” në publik, dhe kanë proceduar 293 prej tyre. Deri ditën e sotme, mbi 20 persona janë arrestuar.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar vazhdimisht “dezinformimin” , që sipas tij po ndodh këto kohë në mediat sociale e sidomos frymën e frikës duke shpërndarë pamje nga gjendja e Turqisë në këto momente të vështira.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *