Tërmeti në Turqi shkon në mbi 36 mijë numri i të vdekurve, një vajzë 17-vjeçare nxirret e gjallë pas 248 orësh

Në Turqi numri i tërmetit sa vjen e përkeqësohet. Në fakt, të paktën 36,187 njerëz humbën jetën në tërmetin që goditi juglindjen e vendit dhe veriperëndimin e Sirisë më 6 shkurt. Kështu ka bërë të ditur agjencia turke për fatkeqësi dhe emergjenca AFAD. Mbi 5,000 të vdekur deri më tani në Siri. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit kanë shpëtuar një person tjetër : një shtatëmbëdhjetë vjeçar u nxorr i gjallë për mrekulli 248 orë pas tërmetit. OKB – ja nis një thirrje humanitare prej një miliard dollarësh për popullsinë turke.

Numri i përgjithshëm i tragjedisë tejkalon 41,000 të vdekur, me viktimat siriane në rritje të vazhdueshme. Për momentin, një raport i fundit i lëshuar nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (Sohr) flet për 5,651 vdekje në vend, duke përfshirë 2,173 në zonat e kontrolluara nga Damasku dhe 3,478 të tjera në ato të kontrolluara nga grupet në opozitë të Presidentit Bashar Al Assad. Megjithatë, përsëri sipas Sohr, numri i viktimave siriane mund të kalojë 7,000 në ditët në vijim, duke pasur parasysh praninë e “qindra trupave” ende nën rrënoja.

Një vajzë 17-vjeçare u nxor e gjallë 248 orë pas tërmetit  nga rrënojat që shkaktoi tragjedia më 6 shkurt,. Shpëtimi ndodhi në provincën turke të Adiyaman: kjo u raportua nga agjencia shtetërore e lajmeve e vendit, Anadolu.

Turqia dhe OKB nisin apel humanitar me vlerë një miliard dollarë “Sot Kombet e Bashkuara nisin një apel humanitar për një miliard dollarë ndihmë për popullin e Turqisë pas një prej tërmeteve më shkatërrues që goditi vendin në një shekull”. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *