Tërmeti i orëve të para të mëngjesit në Vlorë, fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme apo problematika të tjera.
Nga prefektura e qarkut është konfirmuar se është marrë informacion nga të gjitha njësitë administrative dhe bashkitë teksa është konfirmuar se nuk ka patur dëme materiale. Tërmeti ka qenë i një magnitude të ulët dhe ka zgjatur pak sekonda dhe përveç frikës së shkaktuar nuk ka patur probleme apo dëme në banesa.
Ndërkohë referuar edhe situatës së pritshme nga përkeqësimi i motit, prefekti i qarkut Vlorë ka bëre me dije se situata është nën monitorim duke kërkuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes vendore të jenë në gadishmëri.