Tërmeti/ Pallati në Bulqizë rrezikon shembjen, policia bllokon ndërtesën

Tërmeti që ra para dy ditësh në Shqipëri i ka dhënë goditjen e fundit një pallati në Bulqizë me 45 banorë duke e bërë të rrezikshëm banimin në të.

Ekspertët kanë kërkuar largimin e tyre nga pallati, pasi një tërmet tjetër mund të ishte fatal dhe sot, Policia e Shtetit e ka rrethuar godinën dhe ka njoftuar familjet të dalin prej saj pasi është e pabanueshme.

Pallati ka qënë edhe më parë i dëmtuar. Në vitin 2019, pas tërmetit të nëntorit, ai u rrethua me shirit për të njoftuar se ishte i pabanueshëm. Megjithatë, Bashkia dhe strukturat e tjera shtetërore duke mos iu afruar banesa të tjera banorëve, nuk i ndaluan ata të riktheheshin tek ndërtesa e rrezikshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *