Një tërmet i ri me magnitudë 6.4 ballë goditi Turqinë jugore, ndërkohë që vendi po përballet ende me pasojat e tërmetit që rreth dy javë më parë shkaktoi më shumë se 47 mijë viktima.
Sipas Al-Arabiya, për shkak të tërmetit të sotëm raportohet se ka ndërtesa të shembura dhe të plagosur në dy qytete në Siri.
Epiqendra u identifikua 15 kilometra nga qyteti i Antiokisë, kryeqyteti i provincës turke të Hatay, dhe 70 kilometra nga Latakia.