Tërmeti shkatërrues/ BE do të mbajë konferencë donatorësh për Turqinë dhe Sirinë

Bashkimi Europian do të mbajë një konferencë donatorësh për të mbledhur fonde për Turqinë dhe Sirinë që u goditën nga një tërmet i fuqishëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Ursula von der Leyen, e cila pas një telefonate me Kryeministrin suedez bëri të ditur se konferenca e donatorëve do të mbahet në muajin Mars në Bruksel. Von der Leyen theksoi se prioriteti për momentin është shpëtimi i sa më shumë jetëve të njerëzve që ndodhen të bllokuar nën rrënoja.

Ditën e sotme, BE bëri të ditur se Mekanizmi i saj i Mbrojtjes Civile po kryen një nga operacionet më të mëdha të kërkim-shpëtimit.

BE-ja ka dërguar 31 ekipe kërkim-shpëtimi në Turqi dhe Siri, si dhe 5 ekipe mjekësore. Bashkimi Europian është zotuar se Turqisë do t’i sigurojë 3 milionë Euro, ndërsa Siria do të marrë 3.5 milionë Euro të tjera ndihmë urgjente. Edhe shtete të tjera, përfshirë Shqipërinë, kanë dërguar ekipe kërkim-shpëtimi në Turqi për të nxjerrë të mbijetuarit nga gërmadhat

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *