Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Ja sa kilometra është çarja e tokës

Mediat në Turqi kanë zbuluar pamje të çarjes së tokës në një gjatësi kilometrike për shkak të tërmeteve të fuqishme të së hënës. Për këtë fenomen ka folur së fundmi edhe Orhan Tatar, drejtori i Përgjithshëm i Rrezikut dhe Reduktimit të Tërmeteve të AFAD.

Në një konferencë për shtyp, Tatar u shpreh se tërmetet kanë shkaktuar dëme në një sipërfaqe 110 mijë kilometra katrorë (gati 4 herë sa sipërfaqja e Shqipërisë). Ai theksoi se tërmetet e fundit kanë një mekanizëm formimi shumë më të ndryshëm nga tërmetet e shkuara, pasi dy tërmetet e fuqishme kanë ndodhur në një distancë kohore të vogël nga njëri-tjetri, i pari ishte 7,8 rihter, ndërsa i dyti 7,5 rihter.

Orhan Tatar u shpreh se korja e tokës ka pësuar një deformim prej 3-4 metrash, në një distancë prej 400 kilometrash, në një thellësi prej afërisht 8 deri në 10 kilometrash.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *