Gjatë natës deri në mëngjes u regjistruan më shumë se 6 lëkundje tërmeti me magnituda nga 2 deri në 3.6 shkalla Rihter.
Më së shumti, lëkundjet e tërmetit janë regjistruar në zonën e Dibrës prej orës 20:30 të mbrëmjes së të premtes dhe i fundit ishte në 6:36 të mëngjesit të sotëm.
Tërmetet janë ndjerë në Dibër dhe Tiranë, por nga informacionet e marra nuk kanë shkaktuar dëme. Një tërmet me magnitudë 3 ballë ka shkundur Dibrën mbrëmjen e djeshme. Epiqendra e tij ka qenë në fshatin Guri i Bardhë.
Tërmeti është ndierë dhe në Klos dhe disa zona të tjera përreth.