Tërmeti ‘shkund’ Greqinë, banorët në panik: Ishte i shkurtër po i fortë

Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi Gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore pak pas mesnatës së kaluar por, nuk raportohet për dëme apo lëndime në njerëz.

Tërmeti i fuqishëm ka rënë rreth orës 01:00 dhe lëkundjet janë ndier në Fokida, por edhe në Atika. Sipas Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti me magnitudë 5 ballë ishte me qendër 26.1 km në juglindje të Amfissa -s dhe kishte një thellësi fokale prej 10 km. Tërmetit kryesor i ka paraprirë një pasgoditje me magnitudë më të vogël, ndërsa pas lëkundjes kryesore me magnitudë 5 janë regjistruar gjithsej 11 pasgoditje.

Në zonat pranë tërmetit banorët janë shprehur të panikosur pasi lëkundja ka qenë e fortë dhe ka pasur edhe një zhurmë të madhe. Banorët e Xylokastros thanë se tërmeti ishte shumë i fortë në qytetin e tyre dhe se u zgjuan kujtimet e vitit 1999, kur ka pasur një tjetër tërmet që ka sjellë pasoja të mëdha. Banorët nga Galaksidi dhe Eratini e cilësojnë tërmetin si intensiv, por me kohëzgjatje të shkurtër dhe me zhurmë të fortë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *