Edhe pse nuk ka vend për panik, një tërmet i pak çasteve më parë është regjistruar në detin Adriatik, i cili kohët e fundit ka gjeneruar mjaftë lëvizje sizmike.
EMSC shkruan se, tërmeti me magnitutë 4.5 ballë i shkallës rihter, është ndjerë në disa qytete.
Tërmeti ishte me thellësi 60 km dhe distanca e saj ishte 120 km nga Kroacia dhe 68 km nga Vieste e Italisë.
Sipas raportimeve të deritanishme nuk ka të lënduar apo dëme materiale.
/Priza.al/