Mediet greke publikojnë pamje të reja nga tërmeti i fortë, që tronditi sot zonën e Heralionit. Banorët e Arkalochori janë të shqetësuar pas tërmetit të fortë prej 4.8 të shkallës Rihter që ndodhi në orët e para të së Shtunës
Siç shihet në foto, tërmeti ka shkaktuar jo pak dëme, duke thyer dritare e çarë mure. Lëkundja ishte me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter, ndërsa ka shkaktuar mjaft panik te qytetarët.
Ata kanë pësuar dëme të mëdha nëpër shtëpi, ndërsa pronarët e marketeve dhe lokaleve u përballën në mëngjes me produkte e sende të rëna në tokë, kur hapën dyert e bizneseve të tyre.
/Burimi Creta24.gr/ përshtati në shqip Priza.al/