Një tërmet vdekjeprurës ka goditur këtë të hënë Afganistanin ku deri tani numërohen 26 viktima dhe shumë dëme materiale.
Shtëpitë e tyre u shembën si pasojë e tërmetit të fortë. Lëkundjet, janë regjistruar në rajonin Qaddis dhe magnitude e saj ishte 5.3 ballë e shkallës rihter.
Autoritetet bëjnë me dije se në mesin e 26 personave të vrarë nga tërmeti, janë edhe pesë gra dhe katër fëmijë. Po ashtu, ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për personat që ndodhen nën rrënoja.
Tërmeti gjithashtu shkaktoi dëme te banorët e rrethit Muqr në provincë. Afganistani është tashmë në kontrollin e një fatkeqësie humanitare, e përkeqësuar nga pushtimi i vendit nga talibanët në gusht.
/Priza.al/