Tërmeti/ Veliaj thirrje qytetarëve: Shërbimet e emergjencës në gatishmëri, njoftoni për çdo problematikë

Sipas EMSC, shkalla e lëkundjeve është regjistruar në 4.7, ndërsa epiqendra është shënuar në afërsi të qytetit të Burrelit.

Menjëherë pas lëkundjeve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njofton se të gjitha shërbimet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të sinjalizojnë për çdo problematikë në numrat e emergjencës.

“Një valë tërmetesh janë ndjerë në Tiranë. Shërbimet tona të emergjencës kanë kaluar në gatishmëri të plotë! Për çdo problematikë në banesa apo rrugë malore, ju lutem na sinjalizoni menjëherë në nr. 112 ose zjarrifikësit nr. 128!”, shkruan Veliaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *