Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e terminalit të ri në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Mësohet se në aeroport do të shtohen 8 porta të reja dhe do të hyjë teknologji e re në leximin e pasaportave.
Gjatë fjalës së tij Kryeministri Rama tha se duke nisur nga dita e nesërme për të gjithë qytetarët që disponojnë një pasaportë shqiptare, atë të Britanisë së Madhe, të vendeve të BE, të SHBA-së apo dhe Kanadasë, do të ketë lexim dixhital të pasaportës. Ndërsa për qytetarët e vendeve të tjera leximi do të vijojë të jetë manual.
Ai shtoi se ky proces i ri teknologjik do të sjellë shmangien e radhëve që ka qenë një “sëmundje kronike” në aeroport.
“Është një investim i mirëseardhur për shkak se aeroporti po përballej me një presion të jashtëzakonshëm për shkak të rritje së numrit të pasagjerëve. Sot ky terminal i ri i ndërtuar në kohë rekord i munguar për shumë vitesh për shkak të një marrëveshjeje të mëparshme i trashëguar, por edhe për shkak të një kompanie të huaj e cila nuk i qëndroi korrekt detyrimeve, as për terminalin e ri, as për zgjatimin e pistës, as për krijimin e një vendqëndrimi të ri për avionët, as për hapësirat e nevojshme të parkimit, as për procesimit cilësore, të gjitha këto që sot po i shohim dhe po i prekim drejtpërdrejtë dhjetëra mijëra pasagjerë që hyjnë dhe dalin në këtë aeroport.
Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje, falë ndërhyrjes së Ministrit të Policisë së shtetit dhe kompanisë. Nga nesër besoj të gjithë qytetarët shqiptarë me pasaportën shqiptare që do t6ë vijnë në Rinas nuk do të kenë më një lexim manual të pasaportës me punonjësit e policisë që i shikojnë në sy, por do kalojnë në barrierën dixhitale me leximin dixhital të pasaportës një proces që zgjat më pak se gjysmë minuti, gjë që do të lexojë shumë, e njëjta gjë do të vlejë edhe për qytetarët që kanë pasaportë ët SHBA, Britanisë së Madhe, BE dhe Kanadasë, për të tjerët do të ketë lexim manual të pasaportës”, tha Rama.