Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia është rilidhur me rrjetin elektrik të Ukrainës, tha operatori bërthamor Energoatom në një deklaratë të përditësuar të premten.
“Sot, 26 gusht 2022, në orën 14:04, një nga njësitë energjetike të ZNPP-së që u ndal dje është kyçur në rrjetin elektrik dhe kapaciteti po shtohet”, thuhet në njoftim .
“Punëtorët bërthamorë të NPP Zaporizhzhia janë heronj të vërtetë! Ata mbajnë pa u lodhur dhe me vendosmëri sigurinë bërthamore dhe rrezatuese të Ukrainës dhe të gjithë Evropës mbi supet e tyre dhe punojnë me vetëmohim në mënyrë që vendi i tyre të ketë energji elektrike jetëdhënëse”, shtohet në deklaratë.
Centrali, i cili është i pushtuar nga forcat ruse, u shkëput për herë të parë në historinë e tij të enjten.