“Termometri zbret në -1 gradë”, meteorologia: Shi dhe dëborë, ja kur pritet të përmirësohet moti

Prej mbrëmjes së djeshme vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me rrebeshe në disa zona. Meteorologia Adiola Bami nga “MeteoAlb” tha se e gjithë java që sapo ka nisur do të jetë me kushte të tillë, reshje shiu, dëbore dhe ulje temperaturash, që në zonat malore do të zbresin deri në -1 gradë. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike.

Duke filluar nga mbrëmja e djeshme dhe deri në mëngjesin e ditës së sotme, territori shqiptar ka pasur sasi të konsiderueshme të reshjeve të shiut, më të dukshme në zonat jugore. Herë pas here reshjet kanë qenë në formën e rrebesheve.

Pritet përmirësim gjatë orëve të paradites sot në zonat e ulëta dhe perëndimore, ndërsa mbetet reshjet e pakta në zonat lindore. Reshjet e pakta mbeten në ditët e para të javës, por dita e enjte na sjell një sërish një sistem të dendur me vranësira duke sjellë rrebeshe shiu. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, pasi sasia e reshjeve gjatë të premtes dhe fundjavës do të jenë më të pakët.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka shënuar rënie duke bërë që vlerat minimale të zbresin në 4 gradë në zonat malore, ndërsa vlerat maksimale parashikohen 21-22 gradë. Nga e marta dhe në vijim presim rënie të djeshme duke bërë që mëngjesi i enjtes dhe së premtes termometri në zonat malore zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë.

Gjatë ditës së enjte natën presim që të shfaqen reshjet e dëborës në lartësi mbi 1200-300 mbi nivelin e detit. Herë pas here gjatë mesditës dhe pasdites problematik do të jetë edhe parametri i erës, ku në det të hapur parashikohet të arrijë në 55 km/h.

Kosova dhe Maqedonia mbeten me rrebeshe shiu jo vetëm sot, por deri ditën e mërkurë. Ditën e enjte dhe të premten do të ketë rrebeshe shiu, nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës. Fundjava përmirëson disi kushtet atmosferike. Edhe temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke bërë që termometri në Kosovë të zbresë në -2 gradë në zonat malore.

Në Maqedoni zbret maksimale priten deri në 15 gradë” tha Bami për ‘AbcNews’.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *