Terror në mes të Parisit/ Një burrë merr peng dy gra në qendrën tregtare

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kryeqytetin francez ditën e sotme. Sipas mediave vendase, një burrë i armatosur me thikë ka marrë peng dy gra në një qendër tregtare.

Paniku është shtuar teksa ai ka kërcënuar se do i vrasë ato, nëse aty nuk vjen për të negociuar ministri i Drejtësisë.

Pengmarrësi është i njohur për autoritetet si njeri që ka probleme mendore. Mediat lokale raportojnë për një burrë me prejardhje nga Tunizia që quhet Abderaman B.J.

Kërkesa e tij ishte që të bisedojë me ministrin francez të Drejtësisë. Në anën tjetër ministri francez Eric Dupond-Moretti, ua ka bërë të ditur njësive speciale të policisë së Parisit se është i hapur për zgjidhjen e çfarëdo problemi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *