Terrorizonin Italinë/ Goditet banda me 6 shqiptarë, autorë të 62 vjedhjeve

Të armatosur dhe të rrezikshëm! Kështu i kanë përkufizuar karabinierët në Verbania, Itali, bandën e shqiptarëve e cila po terrorizonte pjesën veriore të shtetit fqinj me grabitje të njëpasnjëshme.

Gjashtë shqiptarët akuzohen për 62 vjedhje në provincat e Varese, Milano, Bergamo, Brescia, Venezia, Verona, Padova in Veneto, Parma, Ferrara e Rimini etj. Katër prej tyre u arrestuan dhe janë identifikuar. Ata janë një 36-vjeçari, i cili ishte në arrest shtëpie më parë në Mozzate nel Comasco, një 35-vjeçar nga Savona dhe një çift, vajza 27 vjeç, ndërsa djali 33 vjeç me vendbanim në Segrate.

Mësohet se shqiptarët janë arrestuar ditën e mërkurë nga karabinierët e njësisë hetimore të komandës provinciale të Verbania. Nga ana tjetër, dy të arratisurit e tjerë kanë arritur që të humbin gjurmët dhe dyshohet se kanë ikur jashtë Shqipërisë.

Gjatë bastisjes, hetuesit gjetën një pushkë me kalibër 223 me dy karikatorë dhe 34 gëzhoja dhe një pistoletë gjysmë automatike Beretta 9×21 me dy karikatorë dhe 15 gëzhoja. Raportohet se armët ishin të mbushura me plumba dhe të gatshme për t’u përdorur. “Pistoleta është tregues e rrezikshmërisë së tyre të lartë, pasi mbahej në xhepin e sediljes dhe potencialisht gati për përdorim”, deklaron koloneli Alberto Cicognani.

Si prova materiale janë sekuestruar gjithashtu veshje të markave luksoze, bizhuteri dhe ora të shtrenjta, përveç një arsenali me mjete të përdorura për vjedhjet. Hetimet në lidhje me këtë rast kanë zgjatur tre muaj duke përdorur metodën e përgjimeve si dhe atë të ndjekjeve fshehurazi nga ana e policisë.

Hetimet kanë nisur pas një përpjekje për grabitje të kryer në mbrëmjen e 7 nëntorit 2019 në Gignese, provinca e Verbania, ku banditët, kërcënuan me thikë qiramarrësin e një vile, i cili i kishte kapur në flagrancë dhe u larguan me një makinë të tipit “Alfa Romeo Stelvio”. I njëjti automjet është parë në zona të ndryshme dhe është denoncuar nga qytetarët.

“Ata ishin jashtëzakonisht të lëvizshëm në të gjithë Italinë Veriore, falë edhe përdorimit të automjeteve të vjedhura me cilindratë të madhe, të cilave shpesh u ndryshonin targat e tyre, gjithashtu të vjedhura, për ta bërë më të vështirë njohjen e tyre në rrugë”, shpjegon Nënkoloneli Giorgio Santacroce, komandant i Njësisë Hetuese.

/Burimi Il Giorno Lecco: përshtati në shqip Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *