Terrorizuan banorët duke shtënë në ajër me armë, policia arreston 4 të rinj

Katër persona janë vënë në pranga, pasi mbrëmjen e djeshme në një zonë malore në fshatin Drobonik, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri pushkë gjysmë automatike. Blutë e Beratit kanë vënë në pranga katër shtetas të moshave 19-20-vjeç.

Ata akuzohen se kanë qëlluar me armë në ajër, duke terrorizuar banorët. Në pranga kanë rënë shtetasit L. F., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç., D. Sh., 20 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, të katërt banues në lagjen ‘Çlirim’, Berat, si dhe u procedua në gjendje të lirë i mituri M. Z., 17 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave të këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 15 fidanë të dyshuar cannabis sativa të kultivuar në kubikë, 1 dorezë metalike, 1 shkop metalik, 51 fishekë dhe një automjet.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *