Tesla ka gati modelin e ri, ja sa do të kushtojë

Elon Musk po përgatitet të hedhë në treg automjetin e ri Tesla Model2.

Makina elektrike e re do të jetë më e vogel se modelet e deritanishme, me gjatësi 4.5m, më e aksesueshme, me një çmim prej 25 mijë Dollarë dhe me sasi prodhimi mjaft të lartë, 4 milionë në vit.

Tesla model 3 aktualisht në treg kushton 45 mijë Dollarë.

Viti i futjes në treg duket se do të jetë viti 2025, megjithatë menaxherët e kompanisë dhe vetë Musk nuk kanë dashur të japin më shumë informacione.

Ndërsa për prodhimin, fokusi mund të jetë në fabrikën e Shanghai por edhe në stabilimentin në Meksikë. Megjithatë zv/presidenti Lars Moravy ka theksuar se prodhimi do të jetë në disa fabrika, pasi parashikmet janë për volume shumë të mëdha dhe të shpejta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *