Tesla kritikohet nga SHBA pasi doli kundër vendimit të Joe Biden! Do të hapë dyqan në Xinjiang të Kinës, ja ku qëndron konflikti

Kompania amerikane e prodhimit të makinave, Tesla është kritikuar në Shtetet e Bashkuara për hapjen e një dyqani në provincën Xinjiang të Kinës për ekspozim të produkteve të saj. Në këtë rajon, zyrtarët kinezë akuzohen se abuzojnë me anëtarë të minoritetit ujgur.

Tesla, e udhëhequr nga miliarderi, Elon Musk ka njoftuar se do të hapë dyqanin në Urumqi, Xinjiang, një javë pasi presidenti amerikan, Joe Biden ka nënshkruar një legjislacion që u kërkon kompanive të vërtetojnë se mallrat e importuara nga kjo provincë e Kinës, nuk janë produkt i punës së detyrueshme.

Shtetet e Bashkuara, disa vende të Perëndimit dhe grupe për të drejta të njeriut, akuzojnë Kinën se ka kryer gjenocid kundër ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane në Xinjiang përmes punës së detyrueshme, kontrollimit të popullsisë dhe eliminimit të besimit dhe kulturës në mesin e minoritetit.

Nga ana tjetër, Pekini mohon akuzat, duke thënë se udhëheq ‘kampe të riedukimit’ për të luftuar ekstremizmin islamik. Përmes një deklarate, Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike, i ka bërë thirrje kompanisë Tesla, që të mbyllë dyqanet dhe atë ‘që është e barabartë me mbështetje ekonomike për gjenocid’.

Tesla nuk ka bërë ende ndonjë koment publik për këtë gjë.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *