Kryerja e testit të shtatzënisë në kohën e duhur mund t’ju ndihmojë që të siguroni rezultate më të sakta. Nëse e bëni testin shumë herët mund të rezultojë në një rezultat të rremë negativ.
Kjo do të thotë se ju mund të jeni shtatzënë, por nuk ka hormon të mjaftueshëm hCG (hormon shtatzënisë) në urinë për të treguar rezultatin e vërtetë. Në raste të tjera, kur testi i urinës tregon një vijë të zbehtë pozitive tregon se jeni shtatzënë. Megjithatë, në këto raste është mirë të përsërisni testin për të siguruar që nuk është një rezultat i rremë pozitiv. Shumë gra marrin një test shtatzënie kur vërejnë shenjat e para që jep organizmi. Këshillohet të prisni të paktën 14 ditë pas ditës së mundshme të fekondimit, në mënyrë që të jeni më të sigurta për rezultatin që do të tregojë testi. Niveli i hormonit HCG në qarkullimin e gjakut të femrës ngrihet në javën e parë të fekondimit. Hormoni HCG paraqitet në mënyra të ndryshme në femra të ndryshme, kështu që nuk mund të konstatohet java e shtatzanisë në bazë të nivelit të hormonit.
Si bëhet testi i shtatzanisë?
Testi urinar i shtatzanisë
Është më i përdoruri. Mund të blihet në një farmaci dhe lejon që prezenca e hormonit të HCG të zbulohet në urinë. Në fakt antitrupat veprojnë pozitivisht ose negativisht në pamjen e saj, duke krijuar një shenjë të veçantë. Testi urinar konsiderohet të jetë i besueshëm dhe vetëm në raste të rralla është pozitiv nëse nuk ka shtatzëni. Ndodh që testi del negativ, por që ju jeni shtatzënë dhe ko ndodh sepse e keni zhvlluar shumë shpejt ose ka qenë i skaduar. Testi i urinës do të bëhej thjesht duke marrë një kampion urine. Në këtë mënyrë funksionojnë pothuajse të gjitha testet që përdoren në kushte shtëpie. Ato janë në gjendje të vlerësojnë prezencën ose jo të hormonit të shtatzanisë (beta hCG) në urinën tuaj. Bëhet fjalë për një hormon që prodhohet nga implantimi i embrionit në mitër, gjë e cila ndodh pas rreth 6-7 ditësh nga dita e fekondimit.
Funksionimi i testit është shumë i thjeshtë. Do të mjaftonte të vendosnit testin për disa sekonda nën fluksin e urinës, ose të hidhni pak urinë në vendin e posaçëm. Testi mund të bëhet në çdo moment të ditës, por idealja do të sihte të bëhej në mëngjes, pasi në këtë moment hormoni është më i përqëndruar.