Flota e SHBA ka publikuar një video mahnitëse që tregon momentin kur një bombë shpërthen në mes të oqeanit, duke shkaktuar tërmet 100 milje larg. Videoja tregon shpërthimin e 1.8 ton eksploziv që shpërthen në një testim që përdoret për të parë efektin e bombave të tilla në anijet e marinës amerikane.Shpërthimi me 40,000 lb (18,143 kg) eksploziv u bë si pjesë e një prove për të vlerësuar aftësinë e transportuesit të avionëve USS Gerald R. Ford për t’i bërë ballë kushteve të betejës.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi shpërthimin si një tërmet me madhësi 3.9 rreth 100 milje larg, në Daytona Beach, Florida, një fenomen jo i pazakontë në testime të tilla. Shpërthimi u krye nën ujë, me një anije të flotës mbi ujë. Testimi vlen për të treguar sa e qëndrueshme është anija përballë bombave dhe sa efektive mund të jetë në betejë.
Videoja, e regjistruar nga krahu i një aeroplanmbajtëseje të Flotës Luftarake të SHBA, është parë thuajse 30 mijë herë në Twitter, ku u shpërnda nga @warship_78. Shpërthimi tërhoqi vëmendje të padëshiruar, pavarësisht se Flota thotë që ai ishte krejtësisht i sigurt. Bomba u shpërthye anash aeroplanmbajtëses për të imituar situata të mundshme beteje me të cilat mund të përballet.
/Burim BBC/ përshtati në shqip Priza.al/