Nuk ndalet në përpjekjet e saj për të qenë një superfuqi nukleare në rajonin e Azisë, ndaj Koreja e Veriut ka testuar një tjetër raketë të re.
Kjo e fundit ka qenë me rreze të gjatë veprimi, e aftë të godasë pjesën më të madhe të Japonisë, thanë mediat shtetërore të hënën.
Testet e fundjavës panë që raketat të udhëtonin deri në 1.500 km, tha agjencia zyrtare e lajmeve KCNA. Ajo sugjeron se Koreja e Veriut është ende e aftë të zhvillojë armë pavarësisht mungesës së ushqimit dhe një krize ekonomike.
Sipas BBC, ushtria amerikane tha se testet e fundit përbënin kërcënime për bashkësinë ndërkombëtare dhe Japonia fqinje tha se kishte “shqetësime të rëndësishme”.
Një fotografi në gazetën “Rodong Sinmun” të Koresë së Veriut, tregoi një raketë që po gjuhej nga një mjet lëshimi, ndërsa një tjetër mund të shihej në fluturim horizontal.
Raketat janë “një armë strategjike me rëndësi të madhe”, testet u kryen të Shtunën dhe të Dielën, me raketat që goditën objektivat e tyre para se të binin në ujërat territoriale të Koresë së Veriut.
Është raketa e parë lundruese me rreze të gjatë të vendit që mund të mbajë një kokë bërthamore, sipas analistit të Koresë së Veriut, Akit Panda.
Një raketë balistike mundësohet nga një raketë dhe ndjek një trajektore të ngjashme me harkun, ndërsa një raketë lundrimi fuqizohet nga një motor “jet” dhe fluturon në një lartësi më të ulët.
Nisja e fundit vjen vetëm disa ditë pasi u mbajt një paradë ushtarake e zvogëluar në Phenian për të shënuar 73-vjetorin e themelimit të shtetit komunist.
/Burimi: BBC/Përshtati: Priza.al/