Në mënyrë që trupi ynë të funksionojë siç duhet, ai gjithashtu ka nevojë për sasi të mjaftueshme të mineralit të zinkut. Zbuloni se cili ushqim e ka më shumë dhe cilat janë shenjat që i mungon trupit.
Minerali zink është një nga pesë mineralet më të rëndësishme për trupin e njeriut, së bashku me hekurin, kalciumin, magnezin dhe kaliumin. Zinku ka disa role të rëndësishme në trup, duke përfshirë kontributin në aftësitë njohëse dhe kujtesën dhe duke ndihmuar trupin të prodhojë hormonin e rëndësishëm të tiroides T3. Gjithashtu, zinku kontribuon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, ndarjen e qelizave, shërimin më të shpejtë të plagëve dhe rigjenerimin e indeve, rritjen e përgjithshme dhe zhvillimin njerëzor, prandaj është e rëndësishme që gratë shtatzëna të konsumojnë sasi të mjaftueshme të këtij minerali të vlefshëm.
Midhjet janë një nga burimet më të mira të zinkut dhe përmbajnë gjithashtu shumë selen, i cili kontribuon në sintezën e hormoneve të tiroides. Në mënyrë që të merrni mjaftueshëm nga të gjitha lëndët ushqyese në trupin tuaj, rregulli numër një është që të konsumoni sa më shpesh lloje të ndryshme perimesh me gjethe jeshile të errët. Llojet e ndryshme të drithërave janë gjithashtu të pasura me minerale, dhe vezët dhe algat e detit janë burime të shkëlqyera. Sasi shtesë të zinkut mund të merren edhe përmes suplementeve dietike.
Edhe pse organizmi nuk ka nevojë për sasi të mëdha zinku, mund të ndodhë që ai të mungojë në organizëm. Trupi i njeriut nuk ka aftësinë për të ruajtur rezervat e zinkut, që do të thotë se është e rëndësishme që rregullisht të konsumohen sasi të mjaftueshme përmes ushqimit.
Zbuloni se cili ushqim e ka më shumë dhe cilat janë shenjat që zinku i mungon trupit.
Mungesa e zinkut mund të shfaqet në formën e…
1 …akne, ekzemë, lëkura e thatë e krisur, dermatiti seborrheik ose alopecia
2…ulçera ose veshja e bardhë në sipërfaqen e gjuhës
3…probleme respiratore dhe gastrointestinale
4 …humbje oreksi
5…letargji
6 …rënia e flokëve
7 …kur palgët shërohen ngadalë
8 …Renia e flokeve
Duke qenë se zinku i përftuar nga mishi përthithet në mënyrë shumë më efikase nga trupi, vegjetarianëve u rekomandohet të konsumojnë sasi më të mëdha bishtajore, soje, fasule, arra dhe produkte ushqimore me drithëra të plota.
Dhjetë ushqimet që përmbajnë sasinë më të madhe të zinkut:
Mishi (sidomos i kuq, por duhet të hahet me moderim)
Butakë (goca deti, gaforre, karkaleca)
Bishtajoret ( thjerrëza, fasule)
Farat (kërpi, liri, kungulli)
Arra (arra pishe, kikirikë, bajame)
Produktet e qumështit (djathë, qumësht)
Vezët
Drithërat e plota
Disa lloje perimesh (patate, bizele, lakra jeshile)
Çokollate e zezë