Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i është bashkuar ditën e sotme një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të tetorit rozë.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, ambasada amerikane në Tiranë, ka njoftuar se ambasadorja Kim i ka bërë thirrje të gjitha grave të kujdesen për shëndetin e tyre me kontrolle e mamografi të rregullta.
“Ambasadorja Yuri Kim u bashkua me të mbijetuara të kancerit të gjirit, doktorë dhe zyrtarë publikë këtë paradite, në një aktivitet të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Muajit për Ndërgjegjësimin mbi Kancerin e Gjirit.
“Qoftë duke vuajtur nga kanceri i gjirit vetë, një person i dashur për ju mund të ketë kaluar kancerin e gjirit, si e mbijetuar, si përkujdesëse, si mbështetëse, secila nga ne është prekur nga kanceri i gjirit”, tha Ambasadorja Kim.
Ajo i bëri thirrje të gjithave grave që të kujdesen për shëndetin e tyre me kontrolle dhe mamografi të rregullta, të cilat mund ta pikasin sëmundjen herët dhe ta parandalojnë që të bëhet vdekjeprurëse”, thuhet në postimin e ambasadës.