Teuta barazon në Kamëz 2-2 me Skënderbeun, kreu mbetet më larg

Teuta dhe Skënderbeu kanë barazuar 2-2 në Kamëz në një ndeshje të çmendur. Shifrat u hapën në minutën e 20 me anë të Mensah, pas një goditjeje me kokë duke e çuar atë top në fundin e rrjetës.

Teuta arriti të përmbyste rezultatin falë një super Lorenco Vila, i cili mjeshtërisht realizoi dy herë, goli i parë u shënua pas një aksioni model në minutën e 36 dhe një në minutën e 47.

Ishte Melos Bajrami, ai që barazoi këtë takim, ku i sapo aktivizuar realizoi gol në minutën e 78 pas një goditjeje me kokë ku u tregua mjaft i saktë.

Me këtë ndalesë, Teuta klasifikohet në vendin e katërt në kuotën e 13 pikëve, ndërsa Skënderbeu në vendin e parafundit në kuotën e 7 pikëve.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *