Teuta, emigrantja shqiptare që la studimet në financë për të punuar shofere autobusi në Zvicër: Bëj një jetë më të mirë…  

Edhe një punë jo fort komode apo intelektuale e bërë në Zvicër, Austri a Gjermani, të bën të jetosh me mirë ekonomikisht por edhe më me dinjitet se sa ato që bën në Shqipëri a Kosovë.

Kjo gjë ka ndodhur me Teuta Mustafan, 31-vjeçaren shqiptare e cila la Kosovën për t’u bërë shofere autobusi në Zvicër.

Një rast i rrallë ky që jemi mësuar ta shohim vetëm në vendet nordike, por ja që Teuta ka marrë iniciativën të bëjë diçka ndryshe, duke thyer tabunë e stereotipet e femrave shqiptare.

Ajo lindi në vitin 1990 në Ferizaj dhe mbaroi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik për bankë, finance e kontabilitet, por vendi i saj nuk ia dha shansin të punë profesionin që ëndërron.

foto galeri

“Jam lindur në Ferizaj në vitin 1990, kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme po në të njëjtin qytet, për të vazhduar pastaj me studime në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, në Fakultetin Ekonomik, Departamenti ‘Banka, Financa dhe Kontabilitet’. Pas përfundimit të studimeve nuk pata fatin që profesionin tim ta ushtroj në vendlindjen time. Pas kurorëzimit të dashurisë me martesë në vitin 2013, unë vazhdova jetën pranë bashkëshortit tim në Zvicër”,- shprehet ajo.

Ajo u martua në vitin 2013 dhe ndoqi bashkëshortin e saj në Zvicër, për të zgjedhur një profesion që rrallë ndodh tek një femër, sidomos shqiptare, një shofere autobusi

“Në vitin 2013, kur isha në moshën 23-vjeçare, fillova një jetë të re bashkëshortore, në Wil, rajon i St.Gallen-it. Duke marrë parasysh se unë u rrita dhe mbarova shkollimin në Kosovë, ka qenë shumë e vështirë në fillim.

foto galeri

Po pata fatin të gjeja ngrohtësinë familjare dhe mbështetjen e bashkëshortit dhe prindërve të tij, që ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për një fillim të ri, larg vendlindjes”,- tha emigrantja.

Gjithsesi nuk është rastësi që ajo është bërë shofere, pasi gjithmonë e ka pasur pasion të drejtonte makina. Me gjithë pengesat, ajo ja doli dhe në prill të 2017 arriti të pajiset me leje qarkullimi të kategorisë “D” e vlefshme për autobusët.

Teuta Mustafa, shoferja e parë shqiptare në Zvicër - Lajmet e fundit - Zëri

“Dëshira e kamotshme dhe një pasion që unë kisha për vozitje më shtyu që të përgatitem për kategorinë D (shofere autobusi). Ishte një rrugë jo e lehtë dhe si çdo gjë tjetër, kishte edhe kjo pengesa. Në fund, unë ia dola që në prill të vitit 2017 të jem e pajisur me leje të qarkullimit për kategorinë D”,- tregon ajo.

Pavarësisht se vendi i saj nuk ia dha shansin, ajo nuk e harron Kosovën dhe e viziton rregullisht dhe thotë se është gjithmonë ndjenjë e bukur të jesh në vendlindje pranë familjes.

“Unë jam një vizitore e rregullt e Kosovës, para pandemisë deri në katër herë në vit kemi ardhur me familje. Është ndjenjë e bukur me qenë në vendlindjen tënde, pranë familjes. Kjo sepse familja ime jeton në Kosovë dhe për atë dëshira është e madhe për Kosovën, ashtu dhe malli për vendlindjen”,- përfundon Teuta.

/Burimi: BW/ 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *