Deizi Arapi, “gangsterja” nga Bilishti që kundërshtoi punonjësit e policisë së komisariatit Devoll do duhet të paraqitet dy herë në muaj në polici dhe mesa duket se nuk e paskan llastuar aq mirë.
Sipas dosjes hetimore, Deizi kishte goditur me kokë dhe me shkelma punonjësin e policisë.
28-vjeçarja është ende në hetim nga prokuroria e Korçës, për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Arapi e konsideroi vete ‘gangstere’ duke shkruar në ‘instastory’ se në komisariat është trajtuar më mirë seç duhet.
“Përshendetje. Jam Deizi Arapi. Kam parë shumë lajme nga më të ndryshmet. Po unë jam gangsteria! Sapo jam në gjendje të lirë dhe po kthehem në shtëpi. Ansnjë nga lajmet nuk është i vërtetë. Gjithsesi unë këtu jam, kush ka problem di ku të më gjej. Unë jam rrugës për në shtëpi, më kanë trajtuar më mirë seç duhet. Mos u merrni me llafe sepse unë ja dal mbanë, po ju ç’do bëni,”- deklaroi ajo.
Sipas dosjes hetimor, më datë 23 gusht rreth orës 24:00, një grup të rinjsh, mes të cilëve edhe Deizi Arapi, ishin qenë në qendër të qytetit të Bilishtit, duke dëgjuar muzikë me zë të lartë brenda automjetit të saj, me targa AA032BB.
Aty kanë shkuar disa punonjës policie dhe u kanë kërkuar të ulin tonet pasi shqetësonin në mes të natës banorët përreth. Kërkesës së punonjësve të policisë, 28-vjeçarja i është kundërpërgjigjur me fjalë fyese në drejtim të punonjësve të policisë. Ajo nuk ka pranuar të ulë volumin e kasetofonit e policët i kanë kërkuar të shkonte me ta në Komisariat, por nuk ka pranuar. Policët kanë kryer shoqërimin e saj në komisariat. Në momentin që kanë hyrë në automjetin e policisë Deizi Arapi, ka vazhduar t’i kundërshtojë policët dhe ka goditur me kokë dhe shkelma në gjoks një nga punonjësit e policisë
Gjatë hetimeve të kryera është kërkuar ekspertimi mjeko-ligjor për policin si dhe kanë dëshmuar dhe pjesa tjetër e efektivëve të patrullës. Mes personave të shoqëruar ka qenë dhe motra e Deizi Arapit, Xhesika Arapit, e cila pasi u pyet në polici është lënë e lirë.