‘Tharja’ e Liqenit Artificial të Tiranës/ Reagon UKT-ja: Po e zbrazim për të riparuar digën dhe portat shkarkuese

Dy ditë pasi “Priza.al” zbardhi nëpërmjet një investigimi të saj arsyen se përse po “shterohej” uji në Liqenin Artificial të Tiranës, ngjarje e cila kishte ngjallur kureshtjen dhe shqetësimin e jo pak qytetarëve në rrjetet sociale, ka ardhur reagimi i parë zyrtar nga autoritetet.

Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Bashkisë së Tiranës nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ka bërë transparencë mbi këtë zhvillim, duke njoftuar se ka nisur punën për riparimin e digës së Liqenit Artificial, si dhe shtimin e kushteve të sigurisë së saj.

Kjo nënkupton një zbrazje të përshkallëzuar të ujit të liqenit, që ka nisur në fundjavë dhe do vijojë edhe në ditët në vijim.

Sipas UKT-së, zbrazja e liqenit që është vërejtur këto ditë nuk ka asnjë arsye tjetër veç ndërhyrjes së rikonstruksionit në portën e digës.

“Me përfundimin e rikonstruksionit dhe riparimeve të nevojshme, niveli i ujit në liqen do të rikthehet në parametrat normalë”,- thuhet në njoftimin e UKT-së.

Rikonstruksioni do të përfshijë edhe riparimin dhe zëvendësimin e portave të shkarkimit dhe vendosjen e pajisjeve elektro-mekanike, për ngritjen dhe uljen e portave.

Liqeni Artificial i Tiranes | Photo, Outdoor, Water

liqeni - Discover Tirana

Lexoni edhe…:

https://www.priza.al/2021/04/30/ekskluzive-po-e-thajne-liqenin-artificial-se-duan-te-ndertojne-kulla-priza-al-meson-arsyen-e-vertete-te-boshatisjes-se-basenit-ne-tirane/

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *